Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti niset drejt Italisë për Lumturimin e Papa Gjon Pali II
English

Presidenti niset drejt Italisë për Lumturimin e Papa Gjon Pali II

E shtunë, 30 prill 2011, NOA- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, me ftesë të Selisë së Shenjtë të Shtetit të Vatikanit, gjatë paradites së sotme u nisën sot drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtë të Lumturimit të Papës Gjon Pali II.

Në meshën solemne, e cila do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Romë, do të jenë të pranishëm mjaft personalitete të larta të Papatit të Vatikanit, drejtues e përfaqësues të lartë të shtetit italian, kryetarë shtetesh të vendeve evropiane e botërore, dhjetëra e mijëra pelegrinë, besimtarë e bashkatdhetarë polakë, e qytetarë të tjerë nga mbarë bota.

Mësohet se, ditën e diel paradite, më 1 maj 2011, Kisha Katolike e Vatikanit do të zhvillojë ceremoninë e Lumturimit të Papës Gjon Pali II, nëpërmjet meshës madhështore që do të drejtohet Papa Benedikti i XVI. Ky lumturim vjen pasi Selia e Shenjtë vërtetoi se Papa Gjon Pali ka kryer të paktën një mrekulli. Me dekretin e miratuar nga Papa Benedikti XVI, procesi i Lumturimit apo shpallja e Papës Gjon Pali II “ bekuar” shënoi një hap vendimtar drejt shenjtërimit të tij.

a.y/NOA

KOMENTE