Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Basha i sigurt për disfatën, po rreket të blejë tiranasit
English

PS: Basha i sigurt për disfatën, po rreket të blejë tiranasit

Tiranë, 1 maj 2011, NOA – Deputetja Socialiste e Tiranës Ledi Shamku Shkreli akuzoi kandidatin demokrat për kryebashkiak të Tiranës, Lulzim Basha se nga frika e humbjes së thellë në zgjedhjet e 8 majit ka nisur t’u shpërndajë kryeqytetasve miell, sheqer e makarona për të blerë vota. Deputetja Shamku e akuzoi Bashën se ai është i kërkuar nga drejtësia për dy vepra penale atë të vjedhjes së 200 milion eurove si dhe për vrasjen e katër shqiptarëve të pafajshëm në demonstratën e 21 janarit.

“Ky Luli i Saliut që firmosi shitjen e detit kur ishte ministër e që bridhte nëpër botë me shtatë pasaporta, tani ka dalë të blejë vota me miell, njësoj si Saliu vaktit. Deri dje Saliu bridhte me thasë me miell në kurriz në fshatrat e thella të këtij vendi te varfër, kurse sot, Luli i Saliut del sërish po me miell, kësaj here të ambalazhuar në qese Big Market”, bëri me dije deputetja socialiste.

Ajo i bëri apel kandidatit Basha se tiranasit nuk e shesin nderin me lëmoshë, pasi me lëmoshë nuk kanë jetuar as në kohën e diktatorit Hoxha.

Deputetja Ledi Shamku Shkreli tha se vota në 8 maj është hakmarrja e tiranasve për regjimin e Sali Berishës, që vodhi e vrau për të mbushur xhepat.

“Në 8 maj banorët e kryeqytetit do t’i japin Saliut dhe Lulit të Saliut atë që meritojnë: humbjen e thellë në Tiranë dhe disfatën në mbarë Shqipërinë. E vetmja rrugë në 8 maj është Edi Rama dhe Partia Socialiste”, nënvizoi deputetja socialiste Ledi Shamku Shkreli.

mit/NOA

KOMENTE