Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wollfarth: Përgatitjet e policisë për zgjedhjet, të shkëlqyera
English

Wollfarth: Përgatitjet e policisë për zgjedhjet, të shkëlqyera

Tiranë, 2 maj, NOA – Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka deklaruar sot se masat e marra nga policia për zgjedhjet e 8 majit janë në nivele të kënaqshme. Në takimin e zhvilluar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj, Wollfarth ka theksuar se misioni që ai drejton do të jap asistencë për forcat e rendit në tetë maj.

“Policia është duke bërë përgatitje të shkëlqyera dhe ajo është e ndërgjegjshme që në këto zgjedhje duhet të kemi akses të plotë dhe zgjedhje të lira. Policia është e ndërgjegjshme se qytetarët kanë të drejtë të votojnë dhe janë të ndërgjegjshëm për të drejtat e njeriut. Prezenca e OSBE do të ndihmojë policinë për çështjen e komunikimit në disa zona të largëta të Shqipërisë”, tha Wollfarth.

Ai ka folur dhe për incidentet që kanë ndodhur gjatë fushatës, duke theksuar se është e rëndësishme që të vazhdojë fushatë e qetë.

“Është shumë e rëndësishme që situata të vazhdojë të mbetet e qetë dhe që qytetarët të ndjekin programet politike dhe të vazhdojnë të sillen të fokusuar tek paqja dhe qetësia”, tha ai.

a.k/NOA

KOMENTE