Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bush refuzon ftesën e Obamës
English

Bush refuzon ftesën e Obamës

SHBA, 4 maj, NOA - Ish Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, nuk e ka pranuar ftesën nga Presidenti aktual, Barak Obama, që së bashku ta vizitojnë “Zonën Zero” apo vendin ku janw shkatërruar ndërtesat binjake të enjten për të shënuar kështu vdekjen e liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden. Gazeta Nju Jork Tajms ka cituar zëdhënësin e ish Presidentit, Dejvid Sherzer, duke thënë se Bush nuk do të marrë pjesë në atë vizitë.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar ftesën si dhe nuk ka pranuar të komentojë në vendimin e Bushit.

Që nga koha kur është larguar nga Shtëpia e Bardhë, Bush, në përgjithësi ka qëndruar larg vëmendjes së opinionit.

Presidenti Obama pritet të vizitojë “Zonën Zero” ku më 11 shtator 2001, terroristët e Al Kaidës i sulmuan ndërtesat binjake të Qendrës Botërore Tregtare ndërsa planifikon të takohet edhe me familjarët e viktimave.

Bush, i cili gjatë kohës kur ishte President e kishte bërë ndjekjen e bin Ladenit prioritet, e ka uruar pasardhësin e tij për vdekjen e Osama bin Laden.

NOA

KOMENTE