Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrahu pronarin dhe grabiti makinën, në kërkim 29-vjeçari
English

Rrahu pronarin dhe grabiti makinën, në kërkim 29-vjeçari

Vlorë, 7 maj, NOA – Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka dhunuar dhe grabitur një person gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë. Policia e Vlorës bënë të ditur se autori i grabitjes me dhunë është Klodian Kostandin Kili, 29 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen "Rilindja", rreth orës 20:00, Kili ka vjedhur makinën dhe ka rrahur pronarin e mjetit, I. Xh., 31 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”.

Përpara se ti merrte makinën, Kili e ka rrahur drejtuesin e mjetit dhe i ka marrë dhe një aparat telefoni celular si dhe 6.000 lekë.

Policia është vënë në kërkim të 29-vjeçari. Ndërkohë që 31-vjeçari i dëmtuar ka bërë padi në polici për ngjarjen.

a.k.NOA

KOMENTE