Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e “Shtypit”, 10 maj 2011
English

Pasqyra e “Shtypit”, 10 maj 2011

Tiranë, 10 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 10 Maj 2011.

Gazeta “Shekulli” hapet me titullin “Grafikët dhe rezultatet për 31 bashkitë kryesore”. Disa titujt të tjerë të kësaj gazete janë; “Brokaj: Himaram fitorja më me vlerë për Shqipërinë”, “Zyrtare, akuza për Metën, neni 245 për korrupsion”.

E përditshmja “Panorama” hapet me argumentin; “PS merr edhe Kavajën, Tirana e Durrës pa fitues”, i cili flet për rezultatet paraprake të zgjedhjeve. Disa tituj të tjerë të gazetës janë; “Dorëzohet Bollano, Himara kalon në dorën e Gjergji Goros”, “Tritol makinës luksoze të oficerit të policisë”.

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor; “PS fiton bastionet e PD, Rama kryeson në Tiranë”, i cili pasqyron rezultate e djeshme të procesit të numërimit. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Në orën 2 pas mesnate barazohet rezultati në Durrës”, “Rama: gjerdan fitoresh, Berisha hesht, Basha” Do ta pranojë rezultatin.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Bllokim dhe tension në KZAZ e Tiranës”, i cili flet për zhvillimin e procesit zgjedhor në Tiranë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Mes stresit të deputetëve dhe presionit të ministrave”, “Goro: Himariotët dinë ta mposhtin politikën”, “Fule e Sequi, mesazh politikës për dialog dhe konsensus”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al

a.k/NOA

KOMENTE