Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Debate në KQZ, PS: Të çertifikohet rezultati sipas verdiktit të popullit
English

Debate në KQZ, PS: Të çertifikohet rezultati sipas verdiktit të popullit

Tiranë, 15 maj 2011, NOA Update – Ndërkohë që mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nisi me debate mes palëve, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj i kërkoi KQZ-së të çertifikojë pa humbur kohë rezultatin.

Përfaqësuesi socialist bëri me dije se rezultati është i qartë dhe i vendosur nga verdikti i popullit, duke argumentuar më tej se asnjë numër nuk mund të paragjykojë vendimin e sovranit.

Gjonçaj ritheksoi se rezultati për bashkinë e Tiranës ka dalë tashmë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Andaj, ai i kërkoi kreut të KQZ-së që ta shpallë atë.

Por, përfaqësuesi i LSI-së në KQZ, Ylli Manjani kërkoi që rezultati për kryetarin e bashkisë së Tiranës të mos shpallet pa u përmbyllur procesi i numërimit të votave për kryetarët e njësive bashkiake të Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE