Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muzeu i Kosovës kërkon kthimin e objekteve nga Serbia
English

Muzeu i Kosovës kërkon kthimin e objekteve nga Serbia

Prishtinë, 19 maj – Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Kosovës kërkoi kthimin e eksponateve arkeologjike dhe etnologjike të Kosovës nga Serbia. Ekspozita e titulluar “Kthimi i eksponateve arkeologjike dhe etnologjike të muzeve të Kosovës nga Serbia” ishte ajo që u hapi udhë aktiviteteve të tjera që u organizuan të mërkurën për të shënuar këtë ditë.

Në hapje të kësaj ekspozite, drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Muzeve është shënuar për të rikujtuar rëndësinë e muzeve për zhvillimin e shoqërisë, derisa ka zbërthyer mesazhin e saj.

“Është koincidencë që pikërisht sot me rastin e Ditës së Muzeve të trajtohet çështja e kthimit të koleksioneve arkeologjike dhe etnologjike të Kosovës nga Serbia, të cilat mbahen peng dhe janë viktimë e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, ka thënë Hadri, duke bërë thirrje që koleksioni të kthehet sa më shpejt në Muzetë e Kosovës.

Hadri ka shtuar se kthimi i koleksionit muzeal do të kontribuojë thelbësisht në ndryshimin e mirëbesimit në rajon.

“Po ashtu, kjo çështje është pikë obliguese e raportit të progresit të BE-së për Kosovën, është një pikë rënduese për institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe për bashkësinë ndërkombëtare, si monitoruese e garantuese e zbatimit të Pakos së Ahtisaarit”, ka thënë Hadri.

Sipas Hadrit, eksponatet që mbahen peng nga Serbia duhet të kthehen të plota dhe pa asnjë ndërhyrje në përbërjen e tyre. “Këto eksponate janë gjetur në territorin e Kosovës, janë gërmuar nga Muzeu i Kosovës nga vitet ‘50 deri në vitet ‘80, janë produkt i popullit të Kosovës në dimensionin kohor mijëravjeçar dhe i plotësojnë të gjitha parimet ndërkombëtare dhe ligjet në kontekstin e huazimeve prezantuese ndërmjet institucioneve muzeore”, ka thënë ai.

KOMENTE