Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Centrali në Japoni, jep dorëheqjen drejtori i Tepco
English

Centrali në Japoni, jep dorëheqjen drejtori i Tepco

Japoni, 20 maj, NOA - Presidenti i Tepco, kompania që menaxhon centralin e dëmtuar të Fukushimës, ka dhënë dorëheqjen pas një humbjeje prej 15 bilionë dollarësh vitin e kaluar.

Masataka Shimizu do të zëvendësohet nga drejtori i menaxhimeve Toshio Nishizawa, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Humbja e Tepco përbën një rekord për një kompani jofinanciare. Tërmeti dhe tsunami i 11 marsit dëmtuan rëndë centralin e Fukushimës, i cili vazhdon të ketë rrjedhje radioaktive.

Shimizu e njoftoi lajmin në një konferencë për shtyp në zyrat e kompanisë në Tokio. “Dua të marr përgjegjësitë menaxheriale dhe të bëj një largim simbolik”, tha ai.

NOA

KOMENTE