Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrokaj: Të ligjërohet sa më shpejt vullneti i sovranit
English

Rrokaj: Të ligjërohet sa më shpejt vullneti i sovranit

Tiranë, 22 maj 2011, NOA- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim i Tiranës, Shezai Rrokaj nga selia e kësaj partie deklaroi se, në zgjedhjet e 8 majit, numri i votuesve të LSI-së në kryeqytet është 70 % më i lartë se ai i vitit 2009.

Sipas tij, në këto zgjedhje Lëvizja Socialiste për Integrim arriti një fitore spektakolare, me 20.814 votues për Këshillin e Bashkiak të Tiranës, dhe 23.012 për Këshillat e Minibashkive.

Ai theksoi se në kryeqytet kjo parti fitoi dy minibashki, atë numër 2 me kryetar Elez Gjozën dhe minibashkinë numër 3 me kryetar Ilir Kokonën.

Sakaq ai shtoi se nga këto zgjedhje priten të certifikohen 5 këshilltarë për Bashkinë e Tiranës dhe rreth 35 këshilltarë për minibashkitë, ku më shumë se 12 prej tyre janë femra.

Rrokaj shtoi se, LSI-ja e Tiranës dha një kontribut të vyer për fitoren e 2 minibashkive, si dhe për fitoren e 7 minibashkive brenda Aleancës për Qytetarin.

Ndër të tjera kreu i LSI-së për Tiranën u shpreh se, vota e sovranit duhet të jetësohet nëpërmjet certifikimit, ndaj inkurajoi të gjitha institucionet që të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese për të ligjëruar sa më shpejt vullnetin e sovranit .

Gjatë fjalës së tij Rrokaj falënderoi qytetarët, numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit për kryerjen me sukses të punës së tyre, duke veçuar qytetarët e Tiranës, që sipas tij, pavarësisht nga bindjet politike, në 8 maj morën pjesë në zgjedhje duke dëshmuar vlera qytetare të një demokracie funksionale.

a.y/NOA

KOMENTE