Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KMDLNj viziton 6 pjesëtarët e arrestuar të policisë së Kosovës
English

KMDLNj viziton 6 pjesëtarët e arrestuar të policisë së Kosovës

Prishtinë, 26 maj 2011, NOA- Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, vizituan Qendrën e Ndalimit në Prishtinë duke u ndalur tek pjesëtarët e policisë, në mesin e këtyre 6 policëve 4 janë të njësisë speciale.

Zyrtarët e KMDLNj u interesuan për trajtimin e tyre që nga momenti i arrestimit e deri në dhënien e vendimit për ndalim prej 48 orëve si dhe gjatë qëndrimit në këtë qendër.

Në deklaratën e KMDLNJ thuhet se ata kryesisht ishin trajtuar mirë dhe sipas rregullave të përcaktuara, duke mos shprehur pakënaqësi për stafin dhe personelin dhe as për sjelljen e policëve gjatë arrestimit të tyre.

Ndërkaq nga ana e tyre shprehet befasi për ndalimin që u është thënë sepse deklarojnë se kanë qenë në dispozicion të hetuesisë që nga fillimi.

a.y/NOA

KOMENTE