Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Neritan Islamukaj, emërohet shefi i ri i komisariatit të Gjirokastrës
English

Neritan Islamukaj, emërohet shefi i ri i komisariatit të Gjirokastrës

Gjirokastër, 27 maj 2011, NOA- Paraditen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë prezantimi i shefit të ri të Komisariatit të Policisë së këtij qyteti.

Neritan Islamukaj do të drejtojë efektivat e Gjirokastrës, për periudhën në vijim, pas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Më herët këtë post e mbante Kryekomisar Hasan Hasanaj, i cili u largua nga detyra me kërkesën e tij për arsye familjare.

Drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër Emri Vata, para efektivave të policisë së këtij qyteti prezantoi të sapoemëruarin, duke shprehur vlerësim edhe për punën e ish shefit të Komisariatit zotin Hasanaj.

Në vijim ai ka kërkuar bashkëpunim dhe më shumë angazhim nga strukturat e drejtorisë dhe komisariatit për të mbështetur shefin e ri të komisariatit, me qëllim realizimin sa më mirë të objektivave të policisë Gjirokastër.

Nga ana e tij shefi i ri i Komisariatit të Policisë Gjirokastër ka premtuar një bashkëpunim dhe angazhim për të punuar së bashku.

Mësohet se deri para emërimit në këtë post Nertian Islamukaj mbante detyrën e Specialistit për Menaxhimin e Personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sakaq në këtë prezantim ishte i pranishëm edhe Shefi i Njësisë Rajonale për Qarkullimin Rrugor Gjirokastër Kryekomisar Luan Shehaj.

a.y/NOA

KOMENTE