Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ajtyresa: Berisha humbi zgjedhjet dhe standardet
English

Ajtyresa: Berisha humbi zgjedhjet dhe standardet

Tiranë, 28 maj 2011, NOA – Megi Ajtyresa, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste deklaroi para pak minutash se se me kanibalizmin elektoral në KQZ Sali Berisha ka humbur bashkë me zgjedhjet vendore edhe standardet e tyre.

“Berisha humbi zgjedhjet dhe standardet. Ai tregoi sot se është orkestruesi i manipulimit të rezultatit në tavolinën e KQZ-së” theksoi Ajtyresa në konferencën më të fundit për shtyp nga selia rozë.

Ajtyresa reagoi pas deklaratës së zëdhënëses së PD-së, duke bërë me dije se kryetari i grupit Kuvendor të PS-së Gramoz Ruçi foli me fakte e jo me fjalë për kanibalizmin elektoral që ndodhi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Kryetari i Grupit parlamentar të socialistëve Gramoz Ruçi foli me shifra për atë se ç’kanë bërë Sali Berisha e Arben Ristani pas numërimit të votave në Tiranë ku doli fitues Edi Rama” tha Ajtyresa.

Ajo ripërsëriti se KQZ ka kryer një kanibalizëm elektoral me votën e qytetarëve.

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së Megi Ajtyresa nënvizoi se turpi për këtë maskaradë të zgjedhjeve në Tiranë i mbetet Sali Berishës dhe qeverisë së tij.

“Ta harrojë Berisha se populli dhe opozita mund të gëlltisë gjellën e Ristanit”, tha Megi Ajtyresa, duke akuzuar për këtë akt të turpshëm të prishjes së standardeve të zgjedhjeve vendore Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani.

mit/NOA

KOMENTE