Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ mbledh provat: Nesër vendimi për ankesat
English

KQZ mbledh provat: Nesër vendimi për ankesat

Tiranë, 30 maj 2011, NOA – Tabela përmbledhëse për kryebashkiakun e Tiranës dhe faktet e paraqitura në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për parregullsitë e vërejtura u bënë objekt debatesh në mbledhjen e sotme, duke bërë që KQZ ta shtyjë për nesër vendimin lidhur me ankesat e dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

KQZ vendosi të marrë si prova faktet e paraqitura mbi parregullsitë në qendrat e votimit, procesverbalet e grupeve të numërimit, librat e protokolleve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër në orën 09:30 për të vendosur për dy ankesat e PS-së e PD-së.

PD kërkon rivlerësimin dhe rinumërimin e votave të kontestuara në katër njësi bashkiake të kryeqytetit dhe përfshirjen e tyre në tabelën përmbledhëse të rezultateve, një kërkesë kjo që u mbështet nga anëtarët e PD-së në KQZ.

Por, nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi, e cilësoi këtë kërkesë si të pakutimtë dhe taktikë për të marrë votën e kundërshtarit politik.

Ndërsa kërkesa e paraqitur në KQZ nga Partia Socialiste kërkon hedhjen poshtë të rezultatit të KZAZ-së nr. 49, që i përket njësisë bashkiake 5 dhe vendimin e KQZ-së për tabelën përmbledhëse të bashkisë së Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE