Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përleshet me nusen e djalit, plagoset me thikë vjehrri
English

Përleshet me nusen e djalit, plagoset me thikë vjehrri

Tiranë, 30 maj 2011 NOA - Vjehrri dhe nusja përleshen me njëri-tjetri, plagoset 78-vjeçari. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë pranë maternitetit të ri “Koço Glozheni” në Tiranë kur është plagosur me thikë 78-vjeçari Vasti Kreko.

Efektivët e komisariatit të policisë nr.1, të sinjalizuar për ngjarjen mbërritën menjëherë për të sqaruar rrethanat, i thanë

Burimet policore thanë se fillimisht u dyshua se i moshuari u godit me thikë nga nusja e djalit të tij, Rajmonda Kreko, por nga hetimet e para dyshohet se ai ka qëlluar veten gjatë përleshjes me të.

Megjithatë forcat e policisë të cilat ndodhen në vendngjarje kanë marrë në pyetje pjesëtarët e familjes për të zbardhur rrethanat.

I moshuari u transportua menjëherë në spital nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ende nuk ka mundur të zbardh motivet e këtij sherri ndërsa shtoi se mes vjehrrit dhe nuses kishte nisur një konflikt i cili degjeneroi në përleshje.

e.t/NOA

KOMENTE