Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rexhepi: Lëmë dialogun, nëse pala serbe rihap çështjen e ndarjes së Kosovës
English

Rexhepi: Lëmë dialogun, nëse pala serbe rihap çështjen e ndarjes së Kosovës

Prishtinë, 30 maj 2011, NOA – Delegacioni i Kosovës do të bojkotojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në rast se pala serbe do të tentojë të rihapë çështjen e ndarjes së Kosovës.

Këtë deklaratë e bëri sot ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi gjatë një takimi me studentët e Institutit për Studime Politike dhe Europiane (ISPE).

“Është shumë e qartë si nga Prishtina edhe nga faktorët ndërkombëtarë se çështja e ndarjes as që mund të vihet në tryezën e bisedimeve”, tha ministri Rexhepi.

Ai saktësoi se “Kosova në asnjë rast nuk do të hyjë në bisedime me Beogradin për çështje të tilla, nëse në tryezën e bisedimeve do të tentohet që të hapet kjo temë, është obligim i palës kosovare që të lëshojë tryezën e bisedimeve”.

Sipas ministrit Rexhepi ndarja e Kosovës është lajtmotivi i politikës zyrtare të Beogradit.

Ministri Rexhepi ritheksoi se bisedimet mes Prishtinës e beogradit janë tërësisht teknike, një dialog që sipas tij do t`i shërbejë qytetarëve të të dyja shteteve për lëvizjen e lirë, por edhe ç’tensionimin politik dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në rajon.

mit/NOA

KOMENTE