Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ankesa e PD, Subashi: Kontestimi i votave nuk ka shkak të ligjshëm
English

Ankesa e PD, Subashi: Kontestimi i votave nuk ka shkak të ligjshëm

Tiranë, 31 maj 2011, NOA – Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklaroi se kërkesa e Partisë Demokratike për rivlerësimin e votave në 26 kutitë e katër njësive bashkiake në Tiranë nuk ka një shkak të ligjshëm pasi nuk arsyetohet kontestimi i këtyre votave në procesverbalet e KZAZ-ve.

“Sot jemi para një kërkese ankimore që kërkon vlerësimin e votave të kontestuara, por unë nuk e lidh këtë me nenin 138 të Kodit Zgjedhor. Pa ditur përse kërkohet të rivlerësohet fleta e votimit në kuti nuk përbën shkak të ligjshëm, që ato të rivlerësohen. Jemi para një argumenti logjik, ligjor, juridik”, tha Subashi.

Ajo kërkoi provat për pretendimin e PD-së se nuk është bërë vlerësimi i duhur për votën.

Këtu Subashi bëri me dije se ajo po ndjek me vëmendje çdo fjalë e çdo pikë të këtij procesi.

“Unë i kërkova ankimuesit, por ai nuk dha asnjë argument se ku qëndron kontestimi në 26 kutitë. Asnjë argument për secilën nga fletët e votimit që kërkohen të rivlerësohen”, nënvizoi Subashi.

Ndërkohë anëtari tjetër i KQZ-së, Klement Zguri mori fjalën duke theksuar se KQZ është e detyruar të vlerësojë çdo votë të kontestuar.

mit/NOA

KOMENTE