Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga-Dean: Zgjedhjet e lira, themel për demokracinë
English

Jahjaga-Dean: Zgjedhjet e lira, themel për demokracinë

Prishtinë, 31 maj 2011, NOA- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Guvernatorin Howard Dean, ish kryetar i DNC-së, Komiteti Kombëtar Demokrat, dhe ish-kandidat për president në SHBA.

Gjatë takimit, Jahjaga tha se lidhja dhe miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e thellë dhe e patundur. Ajo e vlerësoi lart mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Më tej ajo garantoi se është plotësisht e përkushtuar që të punojë për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe që institucionet tona të jenë transparente dhe të përgjegjshme.

Ndër të tjera Jahjaga u shpreh se zgjedhjet e lira dhe demokratike janë themel i demokracisë dhe kusht i domosdoshëm për institucione të hapura dhe të përgjegjshme.

Nga ana e tij, guvernatori Dean, përgëzoi Presidenten për zgjedhjen e saj, si dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjitha institucioneve për ndryshimet kushtetuese dhe reformën zgjedhore.

a.y/NOA

KOMENTE