Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Matura, përfundon provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
English

Matura, përfundon provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Tiranë, 1 qershor 2011 NOA- Në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar u zhvillua sot provimi i parë i detyruar i Maturës Shtetërore, ai i lëndës Gjuhë shqipe - Letërsi.Burimet zyrtare nga ministria e arsimit bënë të ditur se provimi filloi njëkohësisht në të gjithë vendin në orën 10.00 dhe zgjati 2 orë e gjysëm.

Në provim morën pjesë rreth 41 000 maturantë, të vendosur në mjediset e përzgjedhura nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore. Të njëjtat burime bënë të ditur se nga monitorimi i vazhdueshëm i provimit të parë të detyruar të Maturës Shtetërore, në 38 Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore, rezultoi një proces normal, në përputhje me rregulloren e Maturës Shtetërore. Pas përfundimit të procesit, testet e maturantëve do të grumbullohen në Agjencinë Kombëtare të Provimeve dhe do të shpërndahen në qendrat e korrigjimeve për tu vlerësuar. Ndërkohë, ministria ka publikuar në faqen e saj online www.mash.gov.al përgjigjet e të gjitha pyetjeve të provimit e sotëm.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Anizel11:16 - 08 Qershor 2011
    www.gazetat.com ..janë të gjitha gazetat shqiptare dhe mund ti shohish në to..rezultatet
  • Zani Kapllani10:43 - 08 Qershor 2011
    ku mund ti gjej perfundimet e provimit te letersis 2011?