Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Selmani: Vota për DR në 5 qershor, i shpëton shqiptarët nga diskriminimi
English

Selmani: Vota për DR në 5 qershor, i shpëton shqiptarët nga diskriminimi

Saraj, 2 qershor 2011, NOA- Partia Demokracia e Re nën drejtimin e kreut të saj Imer Selmani, zhvilluan një miting në sheshin e Sarajit, ku u shpalos edhe programi zgjedhor si dhe u prezantuan kandidatët për deputet të kësaj zone.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim Selmani u premtoi qytetarëve të pranishëm ndërtim të infrastrukturës, shkollës së mesme dhe spitalit në Saraj, si dhe ulje të papunësisë dhe mundësi më të mira për investime.

“Ju garantoj se edhe nga komunat e tjera banorët do të vinë të kërkojnë punë, sepse Saraji është vend ku fillon zhvillimi ekonomik me menaxhimin e qeverisë së re të DR-së. Për këtë arsye më 5 qershor kudo që të ndodheni dilni dhe legjitimojeni platformën e partisë tonë”, deklaroi Selmani.

Më tej ai shtoi se vota në zgjedhjet e së dielës për Demokracinë e Re, do të sjellë shpëtim nga diskriminimi që u bëhet shqiptarëve, shpëtim nga varfëria dhe papunësia e lartë që rrezikon të ardhmen e gjeneratave të reja, si dhe shpëtim nga izolimi dhe mungesa e perspektivës.

Ndërkaq kreu i DR-së theksoi se, “Me besimin tuaj me 5 qershor, ne do të bëjmë një Maqedoni europiane ku shqiptarët do të jenë të barabartë edhe politikisht edhe ekonomikisht, Maqedoni me ekonomi të zhvilluar dhe të integruar në NATO dhe BE”.

Së bashku me kryetarin e DR-së, Imer Selmani, ishin edhe kandidatët për deputet, Abedin Zyberi dhe Flora Kadriu.

a.y/NOA

KOMENTE