Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pacolli: Kosova, vend tërheqës për investitorët e huaj
English

Pacolli: Kosova, vend tërheqës për investitorët e huaj

Prishtinë, 8 qershor 2011, NOA- Zëvendës Kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me firmën “New Promotion Group” të Zagrebit, duke e cilësuar si nj bashkëpunim të frytshëm.

“Ky është një prej bashkëpunimeve të para në partneritetin publiko-privat, pra Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve privat nga Kroacia”, u shpreh Pacolli, duke theksuar se Kosova ka nevojë për investime, për bashkëpunim me investitorët e huaj.

Sipas tij, investitorët do të vijnë në Kosovë, sepse Kosova është vend atraktiv për investitorët e huaj.

Më tej ai tha se, qeveria është duke punuar në riformatizimin e Agjencionit të Promovimit të Investimeve të Kosovës, duke shtuar se në vijim investitorët në të ardhmen do të kenë mundësi më lehtë të komunikojnë me realitetin e Kosovës, do të kenë mundësi të njihen me ligjet që mbështesin investitorët.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Pacolli ka falënderuar Odën Ekonimike të Kroacisë, e posaçërisht ambasadorin e Kroacisë, z. Vodopija për kontributin e dhënë për këtë bashkëpunim.

a.y/NOA

KOMENTE