Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veteranët e UÇK-së në grevë, rritet numri i grevistëve
English

Veteranët e UÇK-së në grevë, rritet numri i grevistëve

Prishtinë, 10 qershor 2011, NOA- Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë futur në ditën e 18-të të grevës së urisë së tyre para qeverisë së Kosovës, ku janë vendosur edhe çadrat e tyre.

Mësohet se numri i grevistëve ka ardhur duke u rritur duke i kaluar 100, ndërsa mbështetja po u vjen pothuajse çdo ditë nga të gjitha zonat e dikurshme të UÇK-së, ashtu siç bënë edhe ish-ushtarët nga komuna e Kaçanikut gjatë së enjtes.

Në deklaratat e tyre thuhet se greva do të ndërpritet vetëm kur Kuvendi të miratojë ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së, përndryshe jo, shprehen të vendosur ish-luftëtarët, pavarësisht përkeqësimit të shëndetit, pasi sipas tyre çdo deklaratë e funksionarëve shtetëror është e pabazë pa u miratuar ky ligj.

a.y/NOA

KOMENTE