Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherr për një vajzë, arrestohet për armëmbajtje pa leje 21-vjeçari
English

Sherr për një vajzë, arrestohet për armëmbajtje pa leje 21-vjeçari

Tepelenë, 12 qershor, NOA – Sherri për një vajzë ka çuar në arrestimin e një të riu, pasi në automjetin e tij është gjetur një automatik model “Kallashnikov”. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës dhe personi i arrestuar është Olti Zeka, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme rreth orës 14:00. Zeka së bashku me Erald Alikan janë grindur me disa persona të tjerë në qendër të qytetit të Tepelenës. Motivi i sherrit ka qenë xhelozia për një vajzë. Ndërkohë që të pranishmit në vendngjarje kanë njoftuar policinë edhe për mbajtjen e një arme nga Olti Zeka në makinë. Pas mbrritjes së policisë Zeka dhe Alika kanë mundur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë model “Audi”.

Policia është vënë në ndjekje dhe në bashkëpunim me forcat e komisariatit të Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin 21-vjeçarit. Atij i është sekuestruar arma si dhe një karikator me fishekë.

a.k/NOA

KOMENTE