Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Do bëjmë gjithçka për të bindur fermerët për të mbjellë drurët frutorë arrorë
English

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të bindur fermerët për të mbjellë drurët frutorë arrorë

Tiranë, 15 qershor 2011, NOA- Kryeministri Berisha gjatë ditës së sotme ka zhvilluar mbledhjen Task Forcë të Arrorëve dhe Shegës.

Gjatë këtij takimi u diskutua për punën e bërë deri tani nga grupi i punës dhe specialistët për gjendjen e studimit të këtij projekti të rëndësishëm.

Kreu i qeverisë tha se, ky është një nga projektet më të rëndësishme në historinë e vendit dhe projekti më transformues i prodhimit të fruti - kulturës në vend.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të bindur fermerin shqiptarë në leverdinë më të madhe se te çdo gjejnë tjetër do ta gjejnë në mbjelljen e drurëve frutorë arrorë. Ne duhet të krijojmë konceptim e krijimit të pyjeve me arrorë”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi se duhet bërë gjithçka për të përshtatur e për të mobilizuar të gjithë potencialet energjitë tona për suksesin e këtij projekti.

Sipas tij, ky projekt është shumë më kompleks dhe më i vështirë sesa projekti i ullirit, pasi shtoi ai në qoftë se ulliri përben një traditë shekullore për fermerët shqiptarë, përveç gështenjës, arrorët e tjerë pothuajse nuk kanë ekzistuar si plantacione prodhimi, ose kanë ekzistuar tepër të rralla.

Më tej ai tha se do të bëhet gjithçka nga ana e qeverisë për të përshtatur dhe mobilizuar të gjithë potencialet dhe energjitë për suksesin e këtij projekti.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë Genc Ruli në fjalën e tij theksoi se puna po vijon me analizat e tokës, analizat agrokimike, biologjike, analizat e kushteve klimatike, si dhe po vlerësohet dhe impakti ekonomik që do të ketë implementimi i këtij projekti.

Ai shtoi më tej se po përfundon përcaktimi i zonave ku do të mbillen arrorët, po përcaktohet ndërhyrja në blloqet ekzistuese dhe përcaktimi i strukturave varietore me kultivarë ekzistues autoktonë, por po shqyrtohen edhe mundësitë për të futur varietete të huaja që përshtaten me kushtet klimatike dhe tokësore të vendit.

a.y/NOA

KOMENTE