Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë, zbulohen tre shpërndarës droge
English

Korçë, zbulohen tre shpërndarës droge

Korçë, 16 qershor 2011, NOA – Falë informacioneve operative policia e Korçës ka nisur një aksion kundër shpërndarësve të drogës në qytetin e Korçës ku ka vënë në pranga tre persona.

Efektivët e antidrogës në qytetin e Korçës arrestuan në flagrancë 29-vjeçarin Deko Hysko banues në lagjen 13 në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet me vete një cigare e përgatitur me një material të ngjashëm me karakteristikat e bimës narkotike Cannabis Sattiva, me peshë 2 gram.

Gjithashtu falë këtij aksioni u kap edhe 20-vjeçari Devis Proko banues në lagjen 14 Korçë, pasi edhe këtij iu gjet një sasi lënde e ngjashme me Cannabis Sattivën me peshë 1.6 gram.

Po kështu është kapur rreth ores 01.30 e mesnatës 22-vjeçari Maril Pano banues në lagjen 9 në Korçë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me targë KO 7170 B iu gjet një sasi bime e ngjashme me Cannabis Sattivën me peshë 2 gram.

tre të arrestuarit janë nën akuzë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

mit/NOA

KOMENTE