Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi kundër presidentit Topi, Bejleri jashtë Gjykatës së Lartë
English

Kuvendi kundër presidentit Topi, Bejleri jashtë Gjykatës së Lartë

Tiranë, 16 qershor 2011 NOA- Kuvendi rrëzon propozimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi për emërimin e Manjola Bejlerit si anëtaren më të re të Gjykatës së Lartë. Në mungesë të opozitës, e cila që prej zgjedhjeve vendore të 8 majit, bojkoton kuvendin, deputetë të mazhorancës kanë votuar për 3 dekretet e presidentit Topi për Gjykatën e Lartë. Kështu, me 72 vota pro janë votuar Shkëlzen Selimi dhe Edmond Islamaj, si dy propozimet e Topit për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që deputetët demokratë kanë votuar kundër emrit të tretë, Manjola Bejlerit. Pro propozimit të Topit për Bejlerin votuan deputetë të LSI-së, mes të cilëve edhe kreu Ilir Meta, ndërkohë që deputetët e PDIU-së, Idrizi dhe Tahiraj kanë abstenuar.

a.q/NOA

KOMENTE