Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi pritet të votojë pa opozitën dekretet e Presidentit
English

Kuvendi pritet të votojë pa opozitën dekretet e Presidentit

Tiranë, 16 qershor 2011, NOA – Pas kthimit mbrapsht të tre dekreteve, në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë njërin nga dekretet e presidentit për kandidaturat e reja për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Tre dekretet e presidentit u rrëzuan dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve pa praninë e deputetëve të opozitës, dhe pëlqimin e deputetëve të mazhorancës e ka marrë vetëm njëri prej tyre.

Në seancën e sotme pritet të votohen kandidatura e Fatmir Hoxhës për Gjykatën Kushtetuese dhe dy dekretet e presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Pas rrëzimit të kandidaturës së Manjola Bejlerit, me pretendimin se ajo si gjyqtare ka shumë çështje të pambyllura në gjykatë, pritet të votohen sot edhe dy kandidaturat e tjera për anëtarë në Gjykatën e Lartë, Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi.

Në seancë pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, ndërkohë që bojkoti i opozitës pritet të thyhet vetëm nga dy deputetë të saj, Kastriot Islami dhe Andis Harasani.

mit/NOA

KOMENTE