Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndahet nga jeta deputetja Nekibe Kelmendi
English

Ndahet nga jeta deputetja Nekibe Kelmendi

Prishtinë, 20 qershor, NOA - Pas një sëmundje të rëndë muajve të fundit, të dielën në mbrëmje, ka ndërruar jetë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi. Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

Në qeverinë e kaluar të Kosovës, Kelmendi ishte ministre e Drejtësisë, si dhe ka kryer funksione të larta partiake në LDK.

Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat okupuese serbe ia vranë bashkëshortin, avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi.

NOA

KOMENTE
  • Anizel08:53 - 20 Qershor 2011
    ...ngushëllime të afërmve të kësaj Zonje heroinë dhe të fortë në jetën e saj.....
  • Isa Shatri08:38 - 20 Qershor 2011
    Kosova sot humbi nje personalitet te kompletuar te jetes dhe politikes shqiptare.Ne do ta mbajm mend gjithmon si nje gru me nje zemer te plagosur per krejt qka i ndodhi ne familje.Do ta mbajm ne mend si nje gru qe diti tju perballoj ktyre dhimbjeve,dhe me ter fuqin e saj intelektuale punoj per te miren e kosoves.Ne kte dhimbje te madhe edhe ne bashkohemi per ti shpreh ngushllimet me thella familjes kelmendi.Isa Shatri