Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Votat e ngrira në kuti, Basha 83 vota para Ramës
English

Votat e ngrira në kuti, Basha 83 vota para Ramës

Tiranë, 20 Qershor 2011 NOA/ Albana Qehajaj - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kreu sot numërim të votave të kontestuara dhe atyre të pavlefshme, në kutitë e votimit që i përkasin qendrave të votimit në Njësitë Bashkiake numër katër dhe pesëTiranë.

Nga ky proces i vazhduar numërimi për votat e ngrira, rezulton se kandidati i Aleancës për Qytetarin Lulzim Basha ruan avantazhin duke qenë me 83 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.

Gjatë ditës së sotme u numëruan fletëvotimi gjithsej 224 tek njësia nr 5 e kryeqytetit. Në to rezultoi se kandidati Basha kishte 8 vota kurse rivali i majtë, 3 vota.

Kurse më herët gjatë ditës, ishin numëruar fletët e ngrira edhe për 160 kuti të tjera ku rezultoi se si Basha dhe Rama, shtonin në totalin e votave pro ndaj tyre, plot 53 secili.

Procesi i verifikimit të votave të ngrira po ecën me ritme të shpejta në KQZ. Gjatë ditës së martë pritet të numërohen fletëvotimet e shpallura të pavlefshme dhe ato të kontestuara, në njësitë nr 6 dhe 7.

e.t/NOA

KOMENTE