Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistani, Franca “shoqëron” amerikanët, NATO:Vendimi i duhur
English

Afganistani, Franca “shoqëron” amerikanët, NATO:Vendimi i duhur

Francë, 23 qershor 2011 NOA- Pas SHBA, edhe Franca do të reduktojë forcat e saj në Afganistan. Agjencia franceze e lajmeve AFP njoftoi se afati kohor i tërheqjes së 4000 ushtarëve duhet bazuar tek forcat amerikane. Më herët gjatë ditës, sekretari në largim i mbrojtjes i SHBA-së, Robert Gejts dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen kanë mbështetur vendimin e Obamës për tërheqjen e 33 mijë trupave nga Afganistani deri në verën e vitit 2012.

Gejts, i cili lë postin në fund të këtij muaji, tha se plani i tërheqjes do t`u ofrojë komandantëve ushtarakë në Afganistan mjaft resurse, kohë dhe fleksibilitet, që të çojnë misionin në Afganistan drejt përmbylljes së suksesshme.

Rasmusen tha në një deklaratë se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani është një “rezultat i natyrshëm” i përparimit kundër militantëve.

Edhe Presidenti afgan Hamid Karzai përshëndeti vendimin e homologut amerikan Barak Obama për nisjen e tërheqjes së trupave ushtarake nga vendi i tij.

a.q/NOA

KOMENTE