Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli- Kusari Lila: Gratë në Kosovë po përfaqësohen denjësisht në nivelet më të larta
English

Topalli- Kusari Lila: Gratë në Kosovë po përfaqësohen denjësisht në nivelet më të larta

Tiranë, 23 qershor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë ditës së sotme priti në një takim zëvendëskryeministren dhe ministren për Tregti dhe Industri të Kosovës Mimoza Kusari Lila.

Një ndër temat kryesore ku u përqendrua biseda mes tyre ishte përafrimi i legjislacionit mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryesisht për sa i përket procedurave doganore dhe ekonomike.

Sakaq Topalli pas urimit të bërë ndaj mysafires për detyrën e re, vlerësoi faktin që gratë në Kosovë po përfaqësohen denjësisht në nivelet më të larta deri në Presidencë.

Nga ana e saj Kusari Lila i shprehu kryeparlamentares respektin për kontributin e saj duke shtuar se “çdo femër në Kosovë e sheh si model shumë pozitiv, punën tuaj në krye të Kuvendit të Shqipërisë”.

Më tej biseda u përqendrua edhe te Rruga e Kombit, ku u theksua fakti se përveç afrimit njerëzor kjo rrugë pati një efekt të drejtpërdrejt në rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe krijimin e një hapësire më të gjerë të tregtisë në rajon e më tej.

Kryetarja e Kuvendit ofroi mbështetje të gjithanshme, veçanërisht në ekspertizën ligjore dhe shkëmbimit të përvojës në hartimin e miratimin e ligjeve me karakter ekonomik.

Sakaq ajo shtoi se përafrimi i legjislacionit mes dy vendeve është domosdoshmëri, veçanërisht në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian.

Në vijim u vlerësua fakti që eksportet nga ShqipëriaKosovë janë rritur në rreth 50 për qind sikundër ka edhe një rritje të ndjeshme të eksporteve të Kosovës drejt Shqipërisë.

a.y/NOA

KOMENTE