Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërheqja nga Afganistani, ushtarakët kundër “superpresidentit”
English

Tërheqja nga Afganistani, ushtarakët kundër “superpresidentit”

Nju Jork, 24 qershor 2011- Komandati i i forcave të Natos dhe trupave amerikane në Afganistan thotë se afati që presidenti Obama ka parashtruar për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani është më “agresiv” se propozimi i tij dhe kolegëve të tij ushtarakë, por gjithsesi ky afat mund të përmbushet pa krijuar rreziqe për objektivat amerikane. Gjenerali David Petreas, i propozuar nga Obama për postin e drejtorit të ardhshëm të CIA-s, i bëri komentet gjatë ceremonisë për konfirmimin e kandidaturës së tij në Kongres.

Gjenerali tha se tranzicioni i përgjegjësive nga Shtetet e Bashkuara në duart e forcave afgane ka filluar në disa pjesë të vendit:

“Ne po tërheqim rreth 33 mijë trupa amerikane në një periudhë 15 mujore. Gjatë kësaj periudhe, do të shtohen rreth 70 mijë forca afgane”.

Vetë Gjenerali Petreas pohoi se pikëpamjet e tij për konfliktin aktual ishin formuar gjatë shërbimit ushtarak. Por ai u zotua se si drejtor i CIA-s, ai do të paraqiste gjithmonë qëndrimin dhe analizën e kësaj agjencie para presidentit.

Ndërsa për admiralin Mike Mullen, shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, vendimi i presidentit Obama për tërheqjen e 33 mijë trupave sjell më shumë rreziqe.

a.q/NOA

KOMENTE