Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barroso: Maqedonia mund të humbë rekomandimin për negociata
English

Barroso: Maqedonia mund të humbë rekomandimin për negociata

Bruksel, 25 qershor 2011, NOA - Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso tha se Maqedonia mund të humbë rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE, nëse nuk përmbush reformat e parashikuara, të domosdoshme për anëtarësimin.

“Unë isha kohë më parë në vendin tuaj, dhe ua bëra të qartë autoriteteve se ata duhet të bëjnë disa reforma. Është e qartë se pa vazhdimin dhe pa përforcimin e atyre reformave ne nuk mund të japim shpresa për anëtarësim. Është shumë e rëndësishme që të ruhen përpjekjet dhe shpresoj që këtë ta kenë kuptuar mirë autoritetet e vendit tuaj”, deklaroi të premten presidenti i KE-së, Barroso.

Ndërsa, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i pyetur pse Maqedonia nuk përmendet në konkluzionet, u përgjigj se “Vendi juaj u përmend së bashku me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Nëse i lexoni konkluzionet përfundimtare, kjo është e qartë. Nuk është përmendur thjesht vetëm Kroacia, por edhe pasojat e këtij vendimi për anëtarësimin e Kroacisë, të cilat janë mesazh i mirë dhe inkurajues për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Orban.

Liderët europianë dje i çelën dritën jeshile Kroacisë për rrugën drejt BE-së, duke miratuar përfundimin e negociatave për anëtarësimin, të udhëhequra bashkë me Zagrebin që nga viti 2005.

Në takimin e kreut të BE-së në Bruksel liderët evropianë deklaruan se kërkohet të ndërmerren të gjitha zgjidhjet e nevojshme për përfundimin e negociatave për inkuadrimin e Kroacisë në BE deri në fund të këtij muaji.

Në praktikë kjo është e barabartë me dhënien e lejes për hyrjen e një vendi kandidat në BE.

INA/NOA

KOMENTE