Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot konstituohet parlamenti i ri maqedonas
English

Sot konstituohet parlamenti i ri maqedonas

Shkup, 25 qershor 2011, NOA - Parlamenti i Maqedonisë do të mbajë sot seancën e parë ku do të konstituohet përbërja e re parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 5 qershorit.

Në rendin e ditës të kësaj seance të parë është zgjedhja e kryetarit të Parlamentit, zgjedhja e komisionit të verifikimeve, verifikimi i mandateve si dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Siç është paralajmëruar sot pritet edhe zgjedhja e kryetarit të Parlamentit dhe se jozyrtarisht kjo detyrë do të vazhdojë t’i takojë VMRO-DPMNE-së.

Pas konstituimit të Parlamentit, Presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov gjatë 10 ditëve të ardhshme do të duhet që t’i jap mandatin liderit të partisë që ka fituar në zgjedhje, në këtë rast VMRO-DPMNE-së për të formuar Qeverinë.

Më pas mandatari, Nikolla Gruevski në një afat prej 20 ditësh duhet të propozojë kabinetin e tij qeveritar.

Parlamenti i ri numëron 123 deputetë, pasi për herë të parë në karriget e institucionit legjislativ do të ulen edhe tre deputetë nga diaspora.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit VMRO-DPMNE fitoi 56 deputetë, LSDM 42, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2 deputetë.

INA/NOA

KOMENTE