Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protestat kërcënojnë sërish, nis debati për shkurtim shpenzimesh
English

Protestat kërcënojnë sërish, nis debati për shkurtim shpenzimesh

Athinë, 27 qershor 2011 NOA- Parlamenti grek filloi debatin mbi masat për shkurtimin e shpenzimeve, ku përfshihen 40 miliardë dollarë në rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve, duhen miratuar në mënyrë që vendi të mund të marrë fondet e nevojshme për të shmangur falimentimin e ekonomisë. Krerët e FMN-së dhe BE-së thonë se reformat duhen miratuar deri të enjten, në mënyrë që Greqia të marrë këstin tjetër prej 17 milionë dollarësh të kredisë që iu premtua vitin e kaluar. Megjithatë, sindikatat e punëtorëve kanë bërë thirrje për një grevë dy-ditore që do të fillojë nesër.

Greva e njoftuar, e cila pritet të mbahet të martën dhe të mërkurën është e fundit mes protestave, nganjëherë të dhunshme, kundër masave të ashpra për reforma ekonomike.

Komunistët grekë u mblodhën rreth monumentit historik të Akropolit për të protestuar masat për shkurtimin e shpenzimeve. Udhëheqësit e grevës kundërshtojnë rritjen e taksave dhe shkurtimet e shpenzimeve, të cilat mund t’u garantojnë Greqisë paratë e nevojshme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian.

Nëse Partia Konservatore e Greqisë nuk arrin të miratojë masat të enjten, ajo nuk do ta marrë këstin e pestë të kredisë 110 miliardë dollarëshe dhe mund të bëhet vendi i parë sovran i Eurozonës që familenton.

a.q/NOA

KOMENTE