Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ rrëzon kërkesën e PS
English

KQZ rrëzon kërkesën e PS

Tiranë, 28 qershor 2011, NOA- (Update) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu sikurse u lajmërua që në fillim nga relatori i çështjes Arben Ristani ka rrëzuar me 4 vota pro, kërkesën e partisë socialiste për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në kryeqytet.

Pas dëgjimit të palëve kreu i këtij komisioni, hodhi në votim kërkesën e socialistëve, por pretendimet e socialistëve u rrëzuan për dy arsye, për mungesë kompetence nga ana e KQZ për shqyrtimin e çështjes dhe ezaurimin e afatit ligjor të ankimimit.

Pas kësaj përfaqësuesi ligjor i socialistëve Genci Gjonçaj kërkoi nga anëtarët e KQZ dhe nga kryetari i tij që të zbardhin sa më shpejt këtë vendim, në mënyrë që të ankimohet.

Sipas ankimimit të socialistëve të bërë ditën e djeshme krahas mosnjohjes dhe kundërshtimit të Lulzim Bashës si kryebashkiak, u kërkua edhe kundërshtia tjetër për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendrat e votimit në Tiranë, gjë që duket se do të përballet me një tjetër ankimim.

a.y/NOA

KOMENTE