Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetmia, 45 vjeçari i jep fund jetës
English

Vetmia, 45 vjeçari i jep fund jetës

Përmet, 30 qershor 2011 NOA- Prej dy vjetësh Mendor Brahimaj jetonte i vetëm në shtëpinë e tij në fshatin Luar të Përmetit, ndërsa familja ishte transferuar në zonën e Kombinatit në Tiranë. Pasditen e së mërkurës fqinjët kanë dëgjuar një krismë arme pranë banesës së 45 vjeçarit.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur forcat e Komisariatit të Policisë Përmet si dhe grupi hetimor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Grupi Hetimor ka konstatuar se Brahimaj, disa metra larg shtëpisë ka plagosur veten e tij në bark me një armë gjahu çifte.

Ai është dërguar në spital ku ka rezultuar se gjendja shëndetësore ishte shumë e rëndë. Megjithë ndërhyrjet e mjekëve, Mentor Brahimaj, rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm ka humbur jetën në spital.

Nga deklarimet e marra dhe nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas vuante nga sëmundje depresive dhe ky dyshohet të jetë edhe shkaku i vetvrasjes.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Klajdi Brahimaj12:52 - 22 Korrik 2011
    babi im nuk vuante na nje semundje psikologjike...jan shpifje...klajdi brahimaj.
  • Klajdi Brahimaj12:46 - 22 Korrik 2011
    babi im nuk vuante na nje semundje psikologjike...jan shpifje...klajdi brahij.