Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
CIA nën hetim? Abuzoi me të ndaluarit për terrorizëm
English

CIA nën hetim? Abuzoi me të ndaluarit për terrorizëm

Uashington, 1 korrik 2011 NOA- Departamenti amerikan i drejtësisë thotë se do të nisë një hetim të plotë kriminal për vdekjen e dy të dyshuarve për terrorizëm, në kohën kur ishin nën mbikqyrjen e CIA-s.

Hetimi u njoftua nga prokurori i Përgjithshëm Erik Holder. Burime të ndryshme lajmesh kanë identifikuar dy të ndaluarit, të cilët kanë gisht në çështjen e Gul Rahman, i cili vdiq në vitin 2002 në Afganistan, dhe Mandal Al Xhamadi, i cili vdiq në burgun famëkeq irakian të Abu Graibit. Fotografitë e trupit të Al Xhamadit i mbuluar nga akulli shkaktuan zemërim në gjithë botës.

Në deklaratën e tij, zoti Holder nuk i bëri të ditur identitetet e dy të ndaluarve gjatë kohës që ishin nën mbikqyrjen e CIA-s.

Hetimet janë rezultat i një shqyrtimi dy vjeçar të prokurorisë federale të 101 rasteve të marrjes në pyetje të CIA-s të të dyshuarve për terrorizëm.

a.q/NOA

KOMENTE