Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjiknuri: Për mosrakordim shifrash dhe pas rinumërimit, përsëriten zgjedhjet
English

Gjiknuri: Për mosrakordim shifrash dhe pas rinumërimit, përsëriten zgjedhjet

Tiranë, 2 korrik 2011, NOA- (Update) Pas paraqitjes së fakteve për manipulimin e zgjedhjeve në Asamblenë Kombëtare, deputeti socialist Damian Gjiknuri u shpreh se pas këtyre manipulimeve të konstatuara e vetmja rrugë është përsëritja e zgjedhjeve.

Gjiknuri deklaroi se, për aq kohë sa KQZ nuk shpjegon dhe nuk jep prova për gabimin njerëzor që pretendohet për mosrakordimin e fletëve të votimit atëherë ky argument nuk qëndron.

Sipas Gjiknurit edhe në Kodin Zgjedhor përcaktohet qartë se numri i fletëve të votimit të gjetura në kuti duhet të jetë i njëjtë me numrin e votuesve.

“Kur ka mospërputhje shifrash atëherë duhet të bëhet numërim total i tyre, dhe kur ky numërim të nxjerr në moskordinim shifrash atëherë përsëriten zgjedhjet, kështu e tregon dhe eksperienca botërore”, u shpreh Gjiknuri.

a.y/NOA

KOMENTE