Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikthim në KQZ apo verdikt final, Kolegji Zgjedhor vendos sot për padinë e PS
English

Rikthim në KQZ apo verdikt final, Kolegji Zgjedhor vendos sot për padinë e PS

Tiranë, 6 korrik 2011, NOA – Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë sot padinë e Partisë Socialiste të datës 2 korrik. Në këtë kërkesë-padi, PS i kërkon trupit gjykues të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të shqyrtojë kërkesën e PS-së për shpalljen të pavlefshëm të vendimit ku kandidati demokrat Lulzim Basha u shpall fitues i garës në Tiranë, me 92 vota më shumë se kandidati socialist Edi Rama, si edhe shpalljen të pavlefshëm të rezultatit për Tiranën i publikuar në tabelën përmbledhëse.

Kjo kërkesë nuk u mor në shqyrtim nga KQZ pas përfundimit të hapjes së 1793 kutive dhe leximit të votave të hedhura gabim si edhe kqyrjes së fletëve të votimit të pavlefshme, numërim i urdhëruar nga Kolegji Zgjedhor në vendimin e 13 qershorit. Relatore e çështjes do të jetë gjyqtarja Sashenka Jonuzi, ndërsa anëtarë të trupit gjykues do të jenë Dhurata Haveri, Astrit Kalaja, Meriban Mullaj.

Kolegji Zgjedhor vendosi të shqyrtojë padinë e 2 korrikut, pas tërheqjes së Partisë Socialiste të mërkurën, nga njëra prej kërkesave të padisë së 30 qershorit, ku opozita kërkonte pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi në Tiranë dhe ripërsëritjen e tyre.

Kolegji Zgjedhor e pranoi tërheqjen duke vendosur për të enjten shqyrtimin e ankimimit mbi vendimin e KQZ-së.

Opozita garantoi dje se pas marrjes në shqyrtim të ankesës së PS-së e pashqyrtuar nga KQZ, kërkesa për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë do të vazhdojë të jetë në thelb të padisë së socialistëve.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PS-së Damian Gjiknuri, PS ka edhe një padi tjetër për të bërë, duke siguruar se çështja e zgjedhjeve në Tiranë nuk ka përfunduar.

Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, trupi gjykues pritet të japë vendimin, nëse do ta rikthejë kërkesën e PS-së në KQZ për t’u shqyrtuar, apo do ta mbyllë çështjen pikërisht brenda dyerve të Kolegjit, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së.

Verdikti pritet sotnjë seancë maratonë në Kolegjin Zgjedhor, që do të nisë në orën 10.00.

mit/NOA

KOMENTE