Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koçijançiç: Presim arsyetimin e Kolegjit Zgjedhor
English

Koçijançiç: Presim arsyetimin e Kolegjit Zgjedhor

Bruksel, 8 korrik 2011, NOA- Maja Koçijançic zëdhënësja e Katherine Ashton, kryediplomates së Bashkimit Europian është shprehur lidhur me vendimin e dhënë sot nga Kolegji Zgjedhor ku është rrëzuar kërkesa e Partisë Socialiste për tejkalim afati.

Gjatë fjalës së saj ajo është shprehur se Bashkimi Europian ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri duke shtuar se duhen njohur detajet e qëndrimit të Kolegjit Zgjedhor dhe arsyetimi i dhënë nga Kolegji.

Ajo ka thënë nuk mund të jepet një qëndrim i qartë i Bashkimit Europian për sa kohë që argumenti i dhënë nga trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor nuk është bërë i ditur.

Sakaq Koçijançic theksoi se palët e politikës shqiptare duhet të tregojnë maturi deri në zbardhjen e arsyetimit të dhënë ditën e sotme.

Vendimi i marrë sot nga Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste, që kërkonte pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që shpalli Lulzim Bashën fitues në kryeqytet. Ka qenë relatorja e çështjes, gjyqtarja Shasenka Jonuzi, e cila në shpalljen e vendimit të sotëm argumentoi se kërkesë padia e Partisë Socialiste është dorëzuar jashtë afateve të caktuara ligjore.

a.y/NOA

KOMENTE