Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qitja me pjatel, mbahet në Berat kampionati i 34-t kombëtar
English

Qitja me pjatel, mbahet në Berat kampionati i 34-t kombëtar

Berat, 9 korrik 2011, NOA - Të apasionuarit e sportit të qitjes kanë parë nga afër kampionatin kombëtar të qitjes me pjatel i zhvilluar këtë vit në qytetin e njëmbinjë dritareve, në Berat.

Federata e Gjuetarëve të Shqipërisë në bashkëpunim me shoqatën e gjuetarëve “Tomorri” dhe poligonin e qitjes kanë vënë në jetë në këtë qytet kampionatin e 34-t Kombëtar të garave të qitjes me pjatel.

Në kampionat morën pjesë 14 ekipet më të mira të shoqatave të gjuetarëve në shkallë vendi.

Pas garave brenda bashkive e komunave fituesit dhe përfaqësuesit më të mirë të shoqatave janë bërë pjesë e kampionatit kombëtar.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së gjuetarëve të Shqipërisë Themi Perri shprehu kënaqësinë për zhvillimin e edicionit të 34-t të këtij kampionati në qytetin e Beratit.

Perri tha se kampionati shërben jo vetëm për ushtrimin e garave të qitjes me pjatel, por shërben dhe për takimet që zhvillohen mes të apasionuarëve të këtij sporti të bukur.

Gjatë zhvillimit të kampionatit mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, i cili u shpreh se “Berati çdo ditë e më shumë tërheq vëmendjen me zhvillimin e aktiviteteve sportive”.

“Është e rëndësishme që qyteti i Beratit zhvillon aktivitete të tilla. Ne i mbështetim këto aktivitete, pasi ato janë jo vetëm veprimtari të sporteve të aventurës, por rritin vëmendjen ndaj qytetit karakteristik muzeal të Beratit”, vlerësoi Nasufi.

Fitues i kampionatit të qitjes me pjatel u zgjodh ekipi i qytetit të Durrësit i përfaqësuar nga shoqata Pali Roto.

Në garën individuale të qitjes me pjatel u shpall fitues qitësi Josif Çuni, i cili fitoi si trofe një armë gjuetie karabinë.

mit/NOA

KOMENTE