Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet një shqiptar dhe një grek, bllokohen 130 kg hashash
English

Kapet një shqiptar dhe një grek, bllokohen 130 kg hashash

Igumenicë, (Greqi) 17 korrik, NOA – Dy persona janë arrestuar nga policia greke, pasi dyshohen si pjesë e një grupi trafikantësh droge. Një shqiptar dhe një grek u ndaluan nga policia e shtetit fqinje në Igumenicë dhe ju sekuestrua një sasi prej 130 kilogramë hashash. Operacioni i policisë është bërë mbrëmjen e djeshme nga policia greke. Ndërkohë qe emrat e personave të arrestuar s’janë bërë ende të ditur.

Operacioni i forcave të policisë është zhvilluar njëkohësisht në dy qytete, në Igumenicë dhe në Athinë. Në Igumenicë është arrestuar një qytetari grek, i cili ka pasur në makinën e tij të marrë me qera dhe lëndën narkotike.

Më pas është bërë dhe ndalimi i qytetarit shqiptar në Athinë. Në bazë të hetimeve, shqiptari rezultonte i implikuar. Sipas policisë, shqiptari do të priste lëndën narkotike. Po hetohet dhe për persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë trafik.

a.k/NOA

KOMENTE