Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish të përndjekurit te Berisha: Të rishikohet ligji për dëmshpërblimet
English

Ish të përndjekurit te Berisha: Të rishikohet ligji për dëmshpërblimet

Tiranë, 18 korrik 2011, NOA – Ish të përndjekurit politikë i kërkojnë kryeministrit Berisha të thellohen hetimet për krimet gjatë periudhës së komunizmit.

Kryeministri priti përfaqësues të shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë, të kryesuar nga kryetari i kësaj shoqate, Simon Miraka.

Ata i paraqitën kryeministrit Berisha disa kërkesa, bazuar në rezolutën e vitit 2006 të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë “Për dënimin e krimeve të regjimit komunist”. Kështu, të përndjekurit kërkuan përshpejtimin e punës te komisionit parlamentar për hetimin , rishikimin e ligjit të lustracionit, bërjen publike dhe hapjen e dokumenteve që dëshmojnë krimet e regjimit komunist, hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, rishikimin teksteve shkollore që trajtojnë historinë, ngritjen e një muzeu të mirëfilltë për krimet e komunizmit, si dhe ngritjen e një memoriali në nder të viktimave të komunizmit.”

Gjithashtu të përndjekurit kërkuan që Shqipëria ti bashkohet disa vendeve evropiane në kërkesën drejtuar BE për dënimin e krimeve të regjimeve totalitare.

Përfaqësuesit e përndjekurve kërkuan rishikimin e ligjit “Për dëmshpërblimin e të ish të dënuarve politikë të regjimit komunist, me qëllim përfshirjen e disa rasteve të cilat kanë qenë të patrajtuara më parë; siç janë të pushkatuarit pa gjyq apo dhe të pushkatuarit para vitit 1944, rastet ku dokumentacioni mungon, apo disa vepra të cilat nuk janë përfshirë në ligj.

KOMENTE