Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia shqiptare trajnon forcat afgane, nisen 5 efektivat e parë
English

Policia shqiptare trajnon forcat afgane, nisen 5 efektivat e parë

Tiranë, 19 korrik 2011 NOA – Nisen drejt Afganistanit forcat e para të policisë shqiptare, misioni i të cilave do të jetë, trajnimi i policisë afgane. Kryeministri Berisha, i cili ka qenë i pranishëm në ceremoninë e përcjelljes së trupave tha se, ky është misioni i parë i pavaruar i Shqipërisë dhe kjo është një arritje e madhe.

“Ne sot, përcjellim një grup prej 5 oficerësh në një detyrë të rëndësishme, detyrën e trajnimit të policisë afgane. Ky është minsioni i parë paqeruajtës i policisë së shtetit shqiptar dhe përbën një arritje madhore. Qeveria do të bëjë gjithçka për mbështetjen në përmbushjen e detyrimeve ligjore”, u shpreh kryeministri.

Në këtë ceremoni ka folur edhe zv/ambasadorja e SHBA, Deborah Jones e cila falënderoi qeverinë shqiptare për bashkëpunimin në Afganistan. Ajo informoi gjithashtu se turi i trajnuesve të policisë shqiptare do të jetë për një periudhë 6-mujore.

5 trajnuesve të policisë shqiptare kryeministri Berisha u dorëzoi flamurin me simbolet kombëtare.

a.q/NOA

KOMENTE