Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet ish-krimineli i luftës Goran Haxhiç
English

Arrestohet ish-krimineli i luftës Goran Haxhiç

Beograd, 20 korrik 2011, NOA – Pas arrestimit në 26 maj të ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiç, i akuzuar për genocid dhe krime lufte është arrestuar sot edhe krimineli tjetër i luftës, Goran Haxhiç.

Lajmi është bërë publik nga agjencia Reuters.

Goran Haxhiç kërkohet nga Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi për krimet e kryera ndaj civilëve në Kroaci.

Ish-gjenerali Haxhiç udhëhoqi trupat serbe gjatë luftimeve në Kroaci.

Ai akuzohet për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe deportimin me dhunë nga trojet e tyre të afro 28 mijë kroatëve gjatë luftës në Kroaci në vitet 1991-1995.

Kapja e Haxhiç si pjesë e bashkëpunimit të Serbisë me Tribunalin e Hagës për krimet e luftës është një nga kërkesat e BE-së për integrimin e Serbisë në Europën e Bashkuar.

Lajmin e bujshëm pritet ta deklarojë vetë Presidenti i Serbisë, Boris Tadiçnjë konferencë urgjente për media, që do të mbahet në orën 11.00, shkruan RFE.

mit/NOA

KOMENTE