Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skoci, Mostër në plazh: Nuk e dimë çfarë është (FOTO)
English

Skoci, "Mostër" në plazh: "Nuk e dimë çfarë është" (FOTO)

Skoci, 21 korrik, NOA- Ka qenë duke ecur përgjatë plazhit, kur janë përballur me një qenie të frikshme. 55 vjeçarja Margaret dhe burri i saj 59 vjeç Filippence kanë mbetur të shokuar nga ajo çka kanë parë.

"Mendova, Zoti im, çfarë është? Ne kurrë nuk kemi parë një qenie të tillë si ajo, dukej pothuajse prehistorike", thotë gruaja.

Çifti ishte duke ecur me qentë e tyre në Bridge of Don kur kanë parë kafshën dhe menjëherë kanë njoftuar rojen bregdetare.

"Kjo mund të jetë një balenë vrastare, duke pasur parasysh madhësinë e kafshëve", ka thënë Rob Deville, ekspert i kopshtit zoologjik në Londër.

"Çfarëdo që të jetë, duket e frikshme", ka deklaruar çifti.

a.e./NOA

KOMENTE