Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Al Kaeda prezanton një film vizatimor në stilin Disney
English

Al Kaeda prezanton një film vizatimor në stilin Disney

Londër, 22 Korrik NOA - Lufta e Al Kaedës duhet thënë se nuk është ndërprerë me vdekjen e Osama Bin Laden.

Në rrjetin e Internetit janë shfaqur imazhet e para të një mjeti të ri rekrutimi të rrjetit terrorist: bëhet fjalë për një film vizatimor.

Ka qenë kjo mënyra me të cilën ata po kërkojnë të rekrutojnë “leva” të reja në luftën e tyre duke nisur, pikërisht, nga fëmijët.

Filmi është në stilin Disney, siç pohojnë dhe vetë ekspertët, por me mesazhe anti perëndimore.

Skenat e para nisin me fëmijë të veshur me rroba të bardha që luftojnë e marrin pjesë në sulme terroriste.

Të rejat në lidhje me këtë film janë prezantuar nga grupi Abu al-Laith al-Yemen, në sitin e uebit në gjuhën arabe, al-Shamouk.

Lajmi është bërë i ditur nga fondacioni “Quilliam” në Londra.

r.b/NOA

KOMENTE