Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e lartë refuzon dëshminë e Leonard Beqirit për akuzat ndaj Metës
English

Gjykata e lartë refuzon dëshminë e Leonard Beqirit për akuzat ndaj Metës

Tiranë, 22 korrik 2011 NOA – Gjykata e lartë rrëzon kërkesën e avokatëve të Ilir Metës. Në vendimin e dhënë pak minuta më parë, trupa e gjyqtarëve ka vendosur të mos pranojë propozim – kërkesën e mbrojtësve ligjorë të ish ministrit të akuzuar për korrupsion. Gjatë paradites avokatët e Metës kanë kërkuar që në këtë proces të dëshmojë dhe ish-zëvendësministri, Leonard Beqiri në lidhje me akuzat që ka bërë Prifti për ish-zëvendëskryeministrin. Ata kanë kërkuar dhe transkriptimin e videos.

Videoja në fjalë u zbulua nga eksperti amerikan dhe në të shfaqet Prifti dhe Beqiri duke marrë 70 mijë euro.

Në seancën e parë të gjyqit ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, organi i akuzës është tërhequr nga një prej provave të paraqitura kundër Metës. Videoja e dytë e Dritan Priftit, në të cilën shfaqej ish-ministri i Ekonomisë së bashku me zëvendësministrin, Leonard Beqiri duke marrë 70 mijë euro është paraqitur si provë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Meta.

a.q/NOA

KOMENTE