Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjidhet kryesia e re e PD-së, Lulzim Basha më i votuari me 116 vota
English

Zgjidhet kryesia e re e PD-së, Lulzim Basha më i votuari me 116 vota

Tiranë, 23 korrik 2011, NOA – Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike shpalli pak minuta më parë kryesinë e re të tij të përbërë sipas statutit të PD-së nga 25 anëtarë.

Anëtari i PD-së Gjergj Lezhja zbardhi në një konferencë për shtyp 25 anëtarët e rinj, ku ra në sy si më i votuari kryebashkiaku i ri i Tiranës, Lulzim Basha i cili ka marrë plot 116 vota.

Ndërsa tek emrat më pak të votuar rezultuan nënkryetarja e PD-së dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si dhe ministri i Financave Ridvan Bode.

Në votimin e sotëm morën pjesë 134 anëtarë të Partisë Demokratike dhe në kutinë e votimit u gjetën 134 fletë, ndër të cilat 3 të pavlefshme.

Ndër anëtarët e kryesisë së PD-së ishin Aldo Bumçi, Lulzim Basha Astrit Patozi, Edi Paloka, Eduart Halimi, Flamur Noka, Jemin Gjana, Jozefina Topalli, Keltis Kruja, Lajla Përnaska, Majlinda Bregu, Mesila Doda, Rajmonda Bulku, Ridvan Bode, Sokol Olldashi, etj. Vijon..

mit/NOA

KOMENTE